w 11 560x416 - Inspektorati fillon të hetoj arsyet që quan deri te shpërthimi në Ferizaj

Inspektorati ka filluar të hetoj se si erdhi deri të shpërthimi që ndodhi në një lokal në Ferizaj.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Infokus.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe inspektoriati nga Prishtina të cilët merren me hetimin për shpërthimin e gazrave. Vendi i ngjarjes është duke u siguruar nga patrolla policore”, thuhet në raport.

Nga ku shpërthim kanë mbetur të lënduar mbi 40 persona.

Ku 14 prej tyre kanë marrë lëndime më të rënda dhe janë duke trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjashtë persona të cilët janë të shtrirë në Klinikën janë duke luftuar për jetë pas shpërthimit që ndodhi mbrëmë në Ferizaj.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus, shefi i Klinikës Intensive, Zejn Buja.

Derisa 8 të tjerë në një gjendje mesatarisht më të rëndë.

“Gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë ata janë duke trajtuar në Mjekimin Intensive Qendrore ndërsa 8 të tjerë janë në gjendje mesatarisht të rëndë të cilët janë duke trajtuar në Kliniken Intensive Plastike” ka thënë Buja.


www.foxshop-ks.com