Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje është arrestuar një i dyshuar i moshës së mitur, i cili më 4 janar ka therur një person në Ferizaj, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, dy viktima meshkuj kosovarë në Ambulancën rajonale kanë kërkuar trajtim mjekësor pasi që njëri nga ta ishte i therur me një mjet të mprehtë–thikë dhe viktima tjetër ishte goditur nga mjetet e forta. Viktimat janë sulmuar nga tre të dyshuar.
“Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës se mitur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Sipas mjekut gjendja e viktimës është stabile.