2Ton ka bërë të ditur se do të vijë me një bashkëpunim me kolegun nga estrada, Don Phenom. Reperi nga Ferizaj e ka bërë një postim në rrjetet sociale për t’i njoftuar fansat e tij lidhur me projektin e ri muzikor. Kënga do të titullohet “Ciao” dhe do të vijë para dëgjuesve të tyre ditën e premte. Sa i përket Don Phenom, ai gjatë të mërkurës e ka publikuar këngën e re, të cilën e ka shoqëruar me videoklip. “Ma e mira je” është titulli i këngës që ka ardhur si realizim nga LexCavana dhe CekicBeatz.