kkkk e1549155173158 680x365 c1 560x365 - 5 ushqimet që duhet të konsumoni çdo mëngjes për të qenë energjikë gjatë ditës

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por ndonjëherë përfundojmë thjesht duke pirë një kafe apo duke ngrënë një briosh. Por nxitimi është armiku i mirëqënies, për më tepër që për një vakt të shëndetshëm nuk duhet shumë kohë, por organizim i mirë.

Ja pesë ushqimet që duhet të hani në mëngjes, që ju japin energji. Këto janë të mira për organizmin dhe që realizohen në një kohë shumë të shpejtë.

ÇAJI
Çaji është i pasur me antioksidantë, dhe çaji jeshil është kundër plakjes. Ndihmon në hidratimin e organizimit dhe përmirëson qarkullimin. Shfrytëzoni kohën që laheni në mëngjes për të vendosur ujin për të zier. Për të bërë një çaj të mirë, fikeni furnelën pak më herët, shtoni gjysëm luge fletë të çajit jeshil, dhe ujin e nxehtë sipër. Mund ta alternoni me mente ose trëndafil, ju shton imunitetin dhe ju mbron nga virozat e stinës.

FARAT E LINIT
Farat e linit janë të pasura me acidin alfa-linoleik. Omega 3 lufton plakjen dhe të ndihmon në përqëndrim, duke na dhënë energji për gjatë gjithë ditës. Për t’ju ndihmuar hidhni dy lugë fara lini në një gotë ujë, lëreni të pushojë dhe në mëngjes pijeni me stomakun bosh. Si alternativë mund të përzieni farat e linit, të lulediellit me lajthi apo bajame, dhe çdo mëngjes hidhni një lugë prej tyre dhe një lugë mjaltë në një tas me kos.

MJALTI
Konsumim i tepërt i sheqernave e bëjnë shoqërinë tonë, përfshi dhe fëmijët, skllave të sheqerit, që gjendet si tek buka edhe tek domatja. Por zëvendësojini këto sheqerna me mjaltë, një antibiotik natyral që ka efektin e një ilaçi të vërtetë. Përveç vetive antiseptike dhe antibakteriale, është e pasur me minerale dhe vitamina.

BUKA
Eleminoni yndyrnat që ndodhen tek brioshët, dhe tek produktet industriale. Kjo nuk është thjesht një çështje linjash dhe kalorish, por është në të mirë të të gjithë organizmit.

Sipas studimeve, ushqimet brioshët normalë të blerë në një dyqan nuk ju shuan urinë, por rreziku është që madje, të ndjeni uri që në orët e para të mëngjesit kur shkoni në punë dhe të hani më shumë në drekë. Zgjidheni bukën, do të ishte më mirë integrale, produkt artizanal dhe i pasur me farëra.


www.foxshop-ks.com