HARADINAJ TAHIRI1 560x416 - Labinot Tahiri: Shumë e duam Amerikën, por taksa ndaj Serbisë të ngritet në 200%

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AKR-ja, Labinot Tahiri, duke uruar për miratimin e Buxhetit, ka kujtuar masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë, ndërsa kryeministrit Haradinaj i ka kërkuar që të mos e heq taksën ndaj Serbisë, por atë ta rrit në 200%.

Deputeti Tahiri, përmes një postimi në Facebook, e ka përgëzuar kryeministrin për miratimin e Buxhetit, “urime që kaluam Buxhetin, e urime për shumë vendime që ke marrë, ama TAKSËN, TAKSËN MOS E HIQNI BRE MBAJENI E BEJENI 200 pêrqind%. Derisa të njoh SERBIA KOSOVÊN si Shtet”.

Postimi i plotë i Tahirit:

“O shumë bre , shumë e duam Amerikên! E kemi dashur edhe në kohên e Jugoslavisê bre!

Ama, Serbia bre! Serbia na e ka kallur loqkën e Zemres bre, na e ka ba Kosovën me gjakun e pa lëshyer , e kurrë llogari nuk dha! Nuk dha llogari as për 1400 fëmjjët qê i ka vrarë e masakruar që nga viti 1981 e deri më 1999!

Kryeministër, urime që kaluam Buxhetin, e urime për shumë vendime që ke marrë, ama TAKSËN, TAKSËN MOS E HIQNI BRE MBAJENI E BEJENI 200 pêrqind%. Derisa të njoh SERBIA KOSOVÊN si Shtet.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë” (sic.), ka shkruar deputeti Tahiri.


www.foxshop-ks.com