5-vjeçari nga Hani i Elezit u sulmua nga ujku, policia jep detaje
Redaksia
Ferizaj24
26 Qershor 20192 min lexim65 vizita
Të martën në stacionin policor në Ferizaj është raportuar se një person është sulmuar nga një ujk, derisa ishte duke ruajtur bagëtinë
Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit, ku ujku ka sulmuar një fëmijë të moshës 5-vjeçare.
Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Agim Gashi nga Policia e Ferizajt.
“Po është sulmuar një djalë 5-vjeçar, ka qenë duke i ruajtur bagëtitë dhe është sulmuar nga ujku”, ka thënë Gashi.
Ndërkaq Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt.
Më pas i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë mjekësor.
“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke ruajtur bagëtinë, është sulmuar nga një ujk. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti fillimisht ndihmën mjekësore e ka pranuar në emergjencën e Ferizajt e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.