Një person i minoritetit ashkali është arrestuar në Ferizaj pasi kishte bashkëjetuar me një të mitur, ka njoftuar Policia e Kosovës, Ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Ashkali, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën e mitur femër K-Ashkalike. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njoftohet në raportin 24-orësh.