Gjykata Themelore në Ferizaj, shpalli aktgjykim me anë së cilit ka dënuar me katër vjet burg për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Të pandehurin P.H për veprën penale lëndim i lehtë trupor e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet.
Të pandehurin K.O për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë muaj.
I pandehuri F.H akuzohet së në shtator të vitit 2017, në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion në mes të të akuzuarit dhe të dëmtuarit P.B, kishin vazhduar me veturat e tyre nëpër magjistralen Ferizaj – Prishtinë, ishin ndalur në oborrin e një autosalloni, kanë dal nga veturat dhe fillon një fjalosje në mes të të akuzuarit dhe P.B, me ç’rast i akuzuari F ka shtënë dy herë nga revolja e tij, në drejtim të tokës, pastaj me automjetin e tij kyçet në magjistralen Prishtinë – Shkup dhe pas 50-60 metrash kthehet përsëri në drejtim të Prishtinës dhe me të arritur përball një autosalloni, ku përskaj rrugës ishin duke qëndruar të dëmtuarit A dhe P.B, T.B dhe A.A, i akuzuari F.T me dashje eventuale ka tentuar që t’i privoj nga jeta të dëmtuarit A dhe P.B në atë mënyrë që nga dritarja e automjetit të tij që ishte në lëvizje me revole shkrep disa herë në drejtim tà « të dëmtuarve, duke rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë,
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.