Një burrë i propozoi të dashurës së tij martesë, pasi ajo kishte lindur fëmijën e saj – duke veshur vajzën e tyre të porsalindur dhe duke i thënë ‘do të martohesh me mua?’.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jordan Gaskell, 27, i propozoi partneres së tij Shauna Horrobin, 25 vjeçe, pasi vajza e tyre Lottie Melissa lindi javën e kaluar.
Zonja Horrobin kishte pësuar lëndime gjatë lindjes kur lindi dy fëmijët e saj më të vjetër nga një marrëdhënie e mëparshme.
Kështu, Gaskell, duke i njohur vështirësitë e lindjes së saj, vendosi që të kapte momentin e përkryer për ta befasuar atë me një propozim vetëm pak minuta pasi ajo lindi.
Gaskell prezantoi unazën e martesës, të diamantit të bardhë, ndërsa znj. Horrobin, e cila ende ishte në tryezën operative pas një cezariane, pranoi propozimin.
Çifti, nga Wigan në Lancashire, kishin qenë miq për më shumë se 12 vjet dhe u bashkuan një vit më parë.
Bëhet e ditur se të dy kishin fëmijë me lidhjet e mëparshme – dhe Lottie është fëmija i tyre i parë së bashku. /Telegrafi/