Botapress, 2 Nentor-Nismës Socialdemokrate i është bashkuar sot Shefi i Grupit të asamblistëve të Ferizajt, Ali Halimi, i cili deri më tani ishte pjesë e Vetëvendosjes.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, është shprehur i nderuar që pjesë e Nismës do të jetë një njeri, siç tha ai, me traditë të veçantë familjare e patriotike.
“Nga sot pjesë e familjes tonë politike, Nismës Social Demokrate , do të bëhet deputeti ose kështilltari në asamblenë komunale dhe shefi i grupit parlamentar në asamblenë komunale, Ali Halimi dhe me bashkëpunëtorë.
Dhe Nisma Social Demokrate nga sot në Ferizaj, por edhe në Kosovë do të jetë shumë më e fuqishme. Ne duam që në emër të udhëheqjes së partisë mirëseardhje asamblistit dhe për të ofruar bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët në fuqizimin e Nismës edhe në Ferizaj por edhe në Kosovë”, tha Limaj.Ndërsa Halimi tha se është shumë i privilegjuar që do të vazhdoj këtë rrugëtimi të shkëputur./GB/