Dy muaj më parë erdhi me videokëngën më të re të titulluar ‘A po vjen’.
Bëhet fjalë për këngëtaren Dhurata Ahmetaj, e cila ishte e angazhuar tejet shumë me koncerte gjatë verës.
Gjithashtu njihet edhe bukurinë dhe linjat trupore që posedon dhe shumëkush ia ka zili për format seksi.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale teksa publikon imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundi ajo ka zgjedhur një fotografi nga fëmijëria për ta ndarë me ndjekësit në llogarinë personale në Instagram, ku i ka mbi 211 mijë sosh.
Ajo shihet krejt ndryshe, një vajzë e vogël dhe shumë simpatike që ka rrëmbyer zemrat e shumë fansave.
Ndryshe, Ahmetaj është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/