Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Ferizaj,lëndohen 5 persona
Redaksia
Ferizaj24
25 Janar 20201 min lexim0 vizita
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ku ka thënë që si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona.
“Në ora 16:00, në autostradë nga Lipjani në drejtim të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku. Njësia policore ka shkruar në vend ngjarje dhe nga aty ka kërkuar dy autoambulanca. Të përfshira janë dy vetura dhe lëndime kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Krasniqi për Reporterin.