Këngëtari Labinot Tahiri ka tri ditë që nga mëngjesi është duke qëndruar në shesh në Ferizaj, duke inkurajuar qytetarët të ndihmojnë nxënësin Ardi Gashin, i cili është i diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë.
Rasti i fundit është cilësuar si mrekulli, sepse në një kohë rekord, pra vetëm për tri ditë, Labi ka arritur të grumbullojë mbi 200 mijë euro për shërimin e Ardit Gashit.
Sot më në fund Labi ka dhënë lajmin e mirë për Ardit Gashin.
“Po pra me punë arrihen punët me peshë të mëdha. Respekt për qytetarët tanë!” ka njoftuar Labi.
Në një video të bërë publike Labi ka njoftuar se janë grumbulluar mbi 200 mijë euro.
Falënderoj të gjithë ata që ndihmuan dhe hapën zemrën që Arditi sa më shpejt të shërohet.