Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Shterpcë- Brezovicë.
Katër nga të lënduarit janë trajtuar në emergjencën e Ferizajt ndërsa njëri është dërguar për trajtim të metutjeshëm në QKUK.
Lajmin për KALLXO. com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.
“Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, në rrugën Shtërpcë-Brezovicë. Pesë persona janë të lënduar, katër janë trajtuar në emergjencën e Ferizajt, ndërsa një është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Shabani për KALLXO. com.