Një gjuajtje me armë kishte ndodhur në Ferizaj mbrëmjen e së shtunës, pas marrjes së kësaj informate polica kishte dalur në villën ku kishte ndodhur kjo e shtënë me armë, ku atje kishte hasur 15 persona.
Me të bastisur vendin nga njëri prej këtyre personave policia kishte konfiskuar një armë dhe 78 fishekë. Pas kësaj i dyshuar ishte arrestuar por pas intervistimit me vendim të prokurorit ishte liruar pastaj në procedurë të rregullt.
“Pas marrjes së informatës për gjuajtje me armë, njësiti policor ka shkuar në lokacion dhe me të arritur në një villë ka hasur rreth 15 persona. Njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar një armë të kalibrit 9mm si dhe 78 fishekë të kalibrit 9mm. Gjatë kontrollimit për rreth villes është gjetur edhe një karikatorë i revoles NN. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, bënë të ditur policia.