Aksidentohet cisterna e naftës në Hani i Eleziti-Kaçanik rrezikohet të bie në humnerë
Redaksia
Ferizaj24
28 Gusht 20191 min lexim0 vizita
Një cisternë nafte është vetëaksidentuar dje në magjistralen Hani i Eleziti-Kaçanik.
Sipas pamjeve nga Indeksonline, kabina e shoferit ka dalë jashtë rrugës duke rrezikuar të bie poshtë magjistrales.
Sipas një dëshmitari, të lënduar nga ky vetaksident nuk ka, duke shtuar se për shkak të motit të lig, kamioni edhe ka rrëshqitur.