Ferizaj suksseshëm po mbron pyjet nga prerja ilegale
Redaksia
Ferizaj24
28 Gusht 2019
2 min lexim
151 vizita
Mbrojtja e pyjeve nga dëmtuesit në territorin e Ferizajt tashmë po merr dimension të ri, më efektiv dhe me shtrirje më të gjerë. Kjo si rrjedhojë e zbatimit të obligimeve në mes Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj dhe Policisë së Kosovës - Stacionit Policor në Ferizaj me njësitet e tij dhe me mbështetjen nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në kuadër të Strategjisë Nacionale të Mbrojtjes së Ambientit dhe Planit Operativ "Mbrojtja e Pyjeve 2019".
Për këtë në malet e Jezercit, sot, Policia e Kosovës në patrullimet e befasishme ka kapur në flagrancë disa nga prerësit ilegal të pyjeve me ç'rast ka arrestuar këta të fundit duke i proceduar para organeve të drejtësisë.
Drejtimit të këtij operacioni të gjerë i ka paraprirë formimi i grupeve të përbashkëta në mes Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë si dhe Policisë së Kosovës, me ç'rast ka rezultuar me paraqitjen e qindra rasteve të prerjes ilegale të pyjeve në territorin e Ferizajt. Ky aksion do të vijoj deri në reduktimin drastik të këtij fenomeni shkatërrimtar me pasoja të parikuperushme për mjedisin, për çka janë mobilizuar edhe akterët kryesor të kësaj fushe.
Detajet
Publikuar
28 Gusht 2019
Kohëzgjatja
2 min
Vizita
151
Fjalë
211