Alec Baldwin raportohet se është arrestuar dhe më pas liruar nga policia njujorkeze.
Aktori i famshëm hollivudian ka përfundua në polici shkaku se sulmoi një person pas një mosmarrëveshje mbi një vend parkimi.
E gjithë ngjarja sipas togerit, Toger John Grimpel ka ndodhur në Manhattan të New Yorkut.
Për pasojë një mashkull i moshës 49-vjeçare dëmtoi rëndë nofullën e majtë pasi u godit nga aktori gjersa u dërgua në spital.
Megjithatë, ylli i industrisë amerikane të filmave ka mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë duke thënë se e gjitha ishte një sajesë e mediave.
“Normalisht nuk do të komentoja një ngjarje si kjo që u transformua. Megjithatë, pohimi se unë godita dikë mbi një vend parkimi është i rremë. Shkova në polici vetëm për të dhënë deklaratë”, shkroi ai.
Ndryshe, Baldwinin do ta shohim gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave me projekte të reja filmike. /Telegrafi/