Për shikuesit e shumtë të serialit televiziv, “O Sa Mirë”, është lansuar episodi i 148-të me radhë.
Profesoresha e rikthyer, Jana Hajdari, po vazhdon t’ua nxijë jetën profesorëve që i ka kthyer në studentë.
Në bashkëbisedim e sipër me protagonistët e serialit krijohen situata mjaft argëtuese dhe qesharake.
Disa prej yjeve, si Sasa, Hetemi dhe të tjerët, bëhen pjesë e fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.
Nuk mungojnë edhe skena tjera të mbushura me humor dhe argëtim që i sjellin studentët dhe profesorët e “O Sa Mirë”.
Sasa vazhdon simpatinë e saj kundrejt Hetemit dhe planet e saj për martesë.
Në kanalin zyrtar të serialit në YouTube është publikuar episodi i ri, të cilin mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/
[embedded content]