Aliu publikon fotografi nga investimi në rrugën “Dëshmorët e Kombit”
Redaksia
Ferizaj24
22 Gusht 2020
1 min lexim
140 vizita
Komuna e Ferizajt po vazhdon me investimet infrastrukturore në këtë qytet.
Këtë të shtunë, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka publikuar fotografi nga rruga “Dëshmorët e Kombi”.
Aliu ka thënë se përveç investimeve në rrugët e qytetit për pjerrinat e sheshkalimet e ulëta është shenjëzuar edhe tapeti i kaltër, dhe hapësira për persona me nevoja të veçanta.
“Përveç investimit në rrugët e qytetit për pjerrinat e sheshkalimet e ulëta, shenjëzuam me tapetin e kaltër, hapësirën për persona me nevoja të veçanta që në thelb është hisja e tyre në infrastrukturën publike që gjithsecili duhet ta respektojmë e njëkohësisht ta shtojmë në metra e rëndësi”, ka shkruar Aliu.
Tutje ai ka shkruar se rruga “Dëshmorët e Kombit”, është zemra e Ferizajt.
Detajet
Publikuar
22 Gusht 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
140
Fjalë
152