Aliu thotë se i duhen dy vjet për t’i paguar borxhet e qeverisjes së kaluar, Svarqa mohon akuzat
Redaksia
Ferizaj24
16 Qershor 20181 min lexim0 vizita
Ky vit dhe thuajse dy vjetët e ardhshme, buxheti i Komunës së Ferizajt do të orientohet kryesisht në shlyerjen e borxheve që ka trashëguar qeverisja aktuale nga ajo e kaluara.
40.8 milionë euro është borxhi total, kryesisht nga kontrata të papërfunduara të lidhura gjatë viteve 2016 dhe 2017 në infrastrukturë dhe shërbime të ndryshme, raporton KTV.
Por, sipas kryetarit Agim Aliu, pranimi teknik është bërë pa i përfunduar punët.
Sipas ‘INPO-s’, kjo nuk duhet të përdoret si arsyetim nga Aliu për të mos i realizuar premtimet.
Ndërsa, ish-kryetari i kësaj komune nga radhët e LDK-së, Muharrem Svarqa, tha që kontratat e trashëguara nuk janë borxhe, por projekte që duhet realizuar.
Sipas tij, Aliu nuk ka vizion për qeverisje komunale.