Mini-maratona tashmë tradicionale “Vrapojmë me Policinë tonë”, do të mbahet të dielën, në Ferizaj, në sheshin përballë Komunës. Ky aktivitet humanitar organizohet nga Policia e Kosovës dhe mbështetet nga Forumi-Regjional i OJQ-ve, “FRO-05” dhe nga vet Komuna e Ferizajt.
Sipas organizatorëve të kësaj ngjarjeje sportive, gjatë vitit të kaluar ky aktivitet ishte i suksesshëm, me një numër të konsideruar pjesëmarrësish.
Kjo ngjarje arriti një efekt bukur të madh, ku përveç argëtimit dhe rekreacionit, paratë e grumbulluara u dhuruan për bamirësi për familjet në nevojë (familjet skamnore).
Një gjë e tillë do të ndërmerret edhe këtë vit, përkatësisht këtë të diele ose ditën e sotme (17.06.18)
Ju që dëshironi të bëheni pjesë e këtij aktiviteti sportiv, për informata më të hollësishme lidhur me pjesëmarrje, mund të kontaktoni në këta numra të telefoni: 044 271 847 dhe 045 250 778.