Në muajin mars të këtij viti, futbollisti Arda Turan ishte ulur në tryezën e martesës me Aslihan Doganin.
Mediat atëbotë raportuan se bashkëshortja e lojtarit është shtatzënë, e cila gjë u vërtetua pas disa muajve.
Por, sot çifti shumë i dashur është bërë prindër i një djali të sapolindur, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Hamza Arda.
Dogan raportohet se lindi në një spital privat në Nişantaşı të Stambollit gjersa pran saj qëndroi gjatë gjithë kohës edhe Arda.
Tashmë janë publikuar edhe disa fotografi nga dhoma e spitalit të foshnjës së vogël ndërsa ende nuk kemi ndonjë imazh të sapolindurit.
Ndryshe, Turan së fundi po akuzohet se ka lidhje me klerikun, Fetullah Gulenin, i cili shihet si përgjegjës kryesor për puçin ushtarak në Turqi. /Telegrafi/