Andrea Bocelli është një prej emrave më të pëlqyer të muzikës italiane dhe më gjerë.
Italiani ka publikuar një këngë që është pjesë e albumit më të ri për të cilën ka bashkëpunuar me këngëtaren tonë, Dua Lipën,
“If Only” titullohet bashkëpunimi i tyre, që njëherësh është kënga e katër e albumit të këngëtarit, që do të mbajë titullin “Si”.
Ky bashkëpunim mes dyshes është përcjellë nga kamerat e BBC Radio 2, ndërsa nuk është shoqëruar me ndonjë video.
Kënga është një baladë klasike dhe bukuroshja jonë këndon në gjuhën angleze gjersa Andrea në gjuhën e tij amtare, italiane.
Ndërkohë, 23-vjeçarja nga Kosova, vetëm pak ditë më parë ka sjellë edhe një tjetër bashkëpunim me grupin Black Pink, këngën e titulluar “Kiss and make up”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.
Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore për albumin e dytë që do ta nxjerrë në shtije shumë shpejt. /Telegrafi/
[embedded content]