Është arrestuar një person i dyshuar i mitur pasi që kishte bashkëjetuar me një të mitur të moshës 16-vjeçare.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj në rrugën “Enver Topalli”, rreth orës 21:00.
Me vendim të prokurorit, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Më 05.01.2019 është intervistuar i dyshuari mashkull K/Ashkali – i mitur, pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër K/Ashkalike – e mitur. Me vendim të prokurorit, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.