1546717940 mishi1 560x416 - Pse duhet të konsumoni sa më pak mish?

“2.4% e vdekjeve në mbarë botën mund të ishin shmangur nëse do të ishte ulur konsumi i mishit, sidomos ai i viçit”. Këtë ka treguar së fundi një studim i realizuar së fundi nga Forumi Ekonomik Botëror dhe shkolla Oxford Martin School, në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas këtij studimi mësohet se në vendet e pasura ku konsumi i mishit të kuq dhe kryesisht të viçit është i lartë , përfshirja e alternativave të mishit në dietat mund të reduktojë vdekshmërinë e lidhur me dietë vetëm 5%.

Anketa nuk dha të dhëna specifike për numrin e njerëzve që vdesin çdo vit nga shkaqet ushqimore, por Forumi Ekonomik Botëror pohon se zëvendësimi i mishit me proteina të tjera mund të parandalojë miliona vdekje të kota në vit.

Sipas studimit të bërë, e gjithë kjo nuk ka të bëjë me uljen e konsumit të viçit tërësisht, pasi industritë e konsumit të mishit sigurisht mbeten të rëndësishme , por sfidë në këtë drejtim mbetet reduktimi në sasi i përdorimit në ushqyerjen tonë të mishit të kuq, i cili rezulton se ka një një efekt të dëmshëm për shëndetin e njeriut.

“Nuk bëhet fjalë për braktisjen tërësisht të biftekëve apo hamburgerëve të viçit. Industritë që përpunojnë mishin e viçit dhe prodhimet e qumështit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për zinxhirin e furnizimit dhe për mbarështimin e kafshëve. Vlerësohet se ato ofrojnë punë dhe mjete jetese për miliarda njerëz në botëSfidë është ndërhyrja mbi shtimin e konsumit të mishit të kuq, i cili është duke u rritur në fakt pa nevojën reale ndaj kujt i përgjigjet, dhe kjo nuk është e mirë për shëndetin dhe mjedisin” thuhet në studim.

Pra, nëse duhet të hahet më pak mishi i viçit, cilat janë alternativat?

Alternativat më të mira për shëndetin në tryezë janë arrat, fasulet, bizelet dhe mikoproteinat (ushqyes që derivojnë nga kërpudhat), të cilat mund të reduktojnë vdekshmërinë e sëmundjeve të parashikueshme me 5-7%. “Kjo për shkak se ato kanë një përmbajtje të lartë të fibrave, si dhe shumë protein në këtë mënyrë ato sigurojnë ushqimin e nevojshëm për trupin dhe kompensojnë disa regjime dietike në të cilat ky lloj ushqimi është i pakët“, thuhet mes të tjerash në studim.

Ndërkohë, sipas ekspertëve alternativat e mishit të kuq, ekzistojnë për zëvendësim. Dhe kjo sfidë do të jetë një nga temat në qendër të Forumit Ekonomik Botëror, i planifikuar të mbahet mes datave 22 dhe 25 janar në Davos.


www.foxshop-ks.com