Arrestohen dy persona në Ferizaj, Policia gjenë substancë narkotike në veturën e tyre
Redaksia
Ferizaj24
1 Tetor 2020
1 min lexim
139 vizita
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Ferizaj, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike.
Rasti ka ndodhur ditën e mërkure rreth orës 15:00.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi janë ndaluar për një kontrolle dhe gjatë kontrollit të veturës dhe personave janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit heroine”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Detajet
Publikuar
1 Tetor 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
139
Fjalë
95