Dje gjatë ditës në Komunën e Ferizajt janë arrestuar katër persona, pasi që të njëjtët u kapën me substanca narkotike. Në rrugën “Ali Hadri”, rreth orës 06:15 është arrestuar  i  dyshuari mashkull shqiptar, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar 0.46 gram marihuanë.   Ndërkaq, në rrugën “12 Qershori”, në orën 01:20,  janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe janë konfiskuar 0.26 gramë marihuanë dhe 3.13 gramë kokainë. E në rrugën “Riza Goga”, rreth orës 14:30 është arrestuar i dyshuari mashkull pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar 6.81 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.