Sot, këngëtari Sabri Fejzullahu u dekorua me medalje presidenciale nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Këtij lajmi iu gëzua Labi i cili tha fjalë të mëdha për Sabriun. “Sot, Presidenti i vendit, ka dekoruar me medaljen Presedenciale Njeriun e vlerave artistike shqiptare Sabri Fejzullahun! Njëri nga mediat, ka shkruar këtë titullin e thjeshtë pêr të! PRESIDENTI DEKORON KËNGËTARIN!! Unë mendoj, se shumë kush mund të jet kêngêtarë, madje edhe unë, por kurrrë një Artist i madh si Sabri Fejzullahu. A jeni të pajtimit edhe ju? Ju lutem ta thoni të vertetën. Është njeri që ka dhuruar art e këngë tash e 50 vite, dhe nuk mund ti thuhet vetëm ‘këngëtari’, se është artist me shumë vlerë. Thjesht drejtesinë ta thoni. Qështu ne mundohemi të i lëm artistêt tanë të thjeshtë, e të huajt të mdhenjë! Shkruani si të doni, por ky njeri e gëzon respektin e madh nga populli shqiptar. PA DREJTESINË NUK E DUA. URIME I NDERUARI MIKU YNË IKONA SHQIPTARE SABRI FEJZULLAHU. Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë”, ka shkruar këngëtari.