Sot rreth orës 07:20 një djalë në Ferizaj është plagosur nga babai i tij
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Rasti ka ndodh rreth orës 07:20. Është një plagosje në familje. Prindi e ka plagos djalin e tij me armë. Për momentin këto janë informatat. Lëndimet nuk janë të rënda. Ai është jashtë rrezikut për jetë. Në këmbë e ka një plagë”, ka thënë Gashi për Insajderin.
Ndërkaq momentalisht, prindi bashkë me djalin e tij po intervistohen nga Policia.
“Ata janë duke u intervistuar momentalisht. Kur të përfundojë intervistimi, do t’i merrni informatat tjera”, ka thënë Gashi.