Kosova shkruan historinë, kualifikohet në Botërorin e hendbollit
Redaksia
Ferizaj24
15 Prill 2019
1 min lexim
128 vizita
Kosova ka shkruar historinë, teksa ka fituar të drejtën për të marrë pjesë në Botërorin e Hendbollit. Kombëtarja U-21 e Hendbollit ka triumfuar ndaj Taipeit Kinez me shifrat 30-26, në sfidën e luajtur në Pallatin e Sportit në Prishtinë.
Tifozët gjithashtu ishin të shumtë, duke parë që bëhet fjalë për Hendboll. Në Pallatin e Sportit ishin të pranishëm diçka më shumë se 1000 spektatorë. Një arritje historike kjo për Kombëtaren U-21, e cila drejtohet nga Fatmir Muhaxheri.
Kampionati Botëror do të zhvillohet në Spanjë dhe do të luhet në korrik të këtij viti.
Detajet
Publikuar
15 Prill 2019
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
128
Fjalë
106