Një vet-aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër KFC-së. Mësohet se personi që mbeti i vdekur ishte menaxher i këngëtarit të njohur kosovar, Azet. Burime tona tregojnë se i njëjti, së bashku me shtetasin nga Maqedonia Veriore, A.J, ishin mbrëmë në njërën prej klubeve të Prishtinës. Bëhet fjalë për Sefa Kaya, turk me shtetësi gjermane.