Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga vazhdon të ushtrojë aktivitete të ndryshme, sidomos për heqjen e barrierave ndaj grave.
Jahjaga në ditën e sotme (e diel) ka vendosur të marrë pjesë në garat automobilistike të organizuara nga Federata e këtij sporti, që u mbajtën në qytetin e Ferizajit.
Përmes një postimi në llogarinë personale në Facebook, ajo ka njoftuar se në këtë garë morën pjesë super-vozitëse nga Kosova.
Ky është shkrimi i plotë e Jahjagës:
”E diela sportive! Pata kënaqësinë që, në kuadër të Kampionatit të organizuar nga Federata Automobilistike e Kosovës në qytetin e Ferizajt të garojë me gra super-vozitëse nga i gjithë rajoni në diciplinën “Auto Slalom”. Jemi mësuar t’i heqim barrierat e pengesat që na vendosen përpara në çdo sferë të jetës, por sot u dasht t’i anashkalojmë pak”.