Përfundoi edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar i Valleve për Fëmijë FERFOLK 2019. Në Festivalin e parë Ndërkombëtar të valleve për fëmijë , “Shamikuqja” në Ferizaj morën pjesë 7 ansamble artistike nga vendet e ndryshme të Ballkanit, të cilat sollën jo vetëm një freski kulturore në këto ditë të nxehta qershori, por edhe një kolorit vallesh, veshur me kostume kombëtare, varësisht se cilin shtet e përfaqësonin. Si zakonisht edhe kësaj radhe fëmijët treguan se me çiltërinë dhe dashurinë që sjellin janë ura më e mirë për ofrimin e kulturave të ndryshme, duke krijuar kështu një mozaik shumëngjyrësh që i ngjasonte një spektakli. Juria e përbërë nga: Dilaver Kryeziu-koreograf, Bajram Tahiri-koreograf, Anduena Tahiri-këngëtare, shpallën rezultatet: Vendi i parë: SHKA “Shqiponjat” nga Shkupi Vendi i dytë: SHKA “Ibe Palikuqi” Vendi i tretë: AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia; Koreografia më e mirë- SHKA “Bajram Curri”-Prishtinë, Vallëtarët më të mirë “Mirçe Acev” nga Maqedonia; Paraqitja skenike “Dogroyolu” Turqia; Kostumet më të mira- “Sharski Behar” nga Bosna. Në hapje të festivalit, si nikoqir u prezantua Grupi i Fëmijëve “Shamikuqet” me Laura Sopën, që ishin edhe organiiizator të festivalit. Këtë Festival e ka përshëndetur edhe drejtoresha e DKRS-së në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani.