Një person pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00, në Ferizaj.
Siç thuhet në raport, si pasojë e sulmit viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e cila si pasojë e sulmit kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.
Rasti vazhdon të hetohet.