Një zyrtar policor ka raportuar në polici se po e kërcënon një person nga i cili para dy viteve kishte blerë një banesë. Sipas policisë, i dyshuari nuk dëshiron që personi të cilit ia kishte shitur banesën të jetojë aty. Njoftimi i plotë i policisë: Rr. Emin Duraku, Ferizaj 28.08.2020 – 11:00. Viktima mashkull  kosovar (zyrtar policor), me datën 15.09.2020 ka raportuar se para dy viteve kishte blerë një banesë nga i dyshuari mashkull  kosovar, nga i cili ndjehet i kanosur pasi i dyshuari nuk dëshiron që ai të jetojë aty. Janë intervistuar dy palët dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.