klinika infektive 3 2 600x3601 1 560x360 - Covid- 19 shpërthen me të madhe në Ferizaj e Prishtinë

Prishtina e Ferizaj po vazhdojnë që të qëndrojnë në krye të listës sa i përket rasteve të reja të paraqitura me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Në bazë të raportit të sotëm të IKSHPK’së, rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 347 raste, Ferizaj 102 raste, Podujevë 61 raste, Gjakovë 52 raste, Gjilan 51 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Shtime 34 raste, Prizren 30 raste, Vushtrri 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 24 raste, Lipjan 21 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Rahovec 16 raste, Kaçanik 12 raste, Suharekë 12 raste, Malishevë 10 raste, Klinë 9 raste, Deçan 8 raste, Kamenicë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 5 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Novobërdë dhe Shtërpcë.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë paraqitur edhe 963 raste të reja me koronavirus. Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në raportin 24 orësh të këtij të fundit.

Ndërkohë, betejën me Covid 19 e kanë humbur edhe 13  kosovarë.


www.foxshop-ks.com