Të hënën më 26 tetor do të vazhdojë senanca gjyqësore lidhur me rastin e T.L. i akuzuar për veprën penale vrasje e rëndë.
T.L. dyshohet se më 8 dhjetor 2019 në fshatin Surqinë – Komuna Ferizaj, ka privuar nga jeta viktimën SH. B., pas një mosmarrëveshjeje midis tyre e cila ka rrjedhur si rezultat i një borxhi, që i dyshuari ia kishte viktimës, në shumë prej 40.000 eurosh. Meqë i pandehuri nuk kishte arritur të siguronte këtë shumë të parave, afër një shkolle në fshatin Surqinë dhe pas një grindje paraprake e qëllon me armë në kokë nga mbrapa tani të ndjerin SH.B, duke e lënë në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas thërret vëllain e tij – të dyshuarin D.L. dhe së bashku e marrin trupin e viktimës dhe e dërgojnë në fshatin Kishnapole, ku e hedhin në një përrockë. Më pas i pandehuri T.L. e spërkat trupin e pajetë me benzinë dhe ia vë flakën.
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ju njoftoj se më 26 tetor 2020 (e hënë) duke filluar nga ora 11:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit, lidhur me rastin e T.L. i akuzuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.6 të KPRK-së dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
I pandehuri T.L, akuzohet se me dashje, në mënyrë dinake dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka privuar nga jeta tani të ndjerin Sh.B, në atë mënyrë që duke e shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e tij, meqë të njëjtit ishin njohur më parë me rastin e shitblerjes së një parcele në shumë prej 157,000 €, të cilën e kishte blerë i pandehuri nga tani i ndjeri dhe mënyra e pagesës kishte qenë me rata, por meqë nuk kishte arritur t’ia siguronte ratën prej 14,000 €, fillimisht vihet në kontakt me të ndjerin përmes telefonit duke caktuar takimin se kinse ia kishte siguruar të hollat, pastaj me tu takuar me të ndjerin nisen në drejtim të fshatit Prelez, me ç ‘rast pas një bisede i pandehuri e ndal veturën dhe gjersa tani i ndjeri del nga vetura duke përdorur telefonin e tij, i njëjti e shfrytëzon momentin kur i ndjeri ishte me kokë të kthyer mbrapa, e qëllon njëherë në pjesën e pasme të kokës me revolen e tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, ndërsa pas aktit të kryer e thërret të pandehurin – vëllain e tij, në mënyrë që ta ndihmoj dhe së bashku shkojnë tek vendi i ngjarjes, marrin trupin e të ndjerit dhe e fusin në bagazh të veturës duke e dërguar në fshatin Kishnapole Komuna Gjilan, e hudhin në një përrockë me qëllim që t’i fshehin provat e veprës penale, pas kësaj i pandehuri i vetëm shkon tek pompa e derivateve merr një sasi të benzinës dhe kthehet përsëri në vendin ku paraprakisht e kishin hudhur trupin e të ndjerit, me ç’rast e spërkat me benzinë dhe ia vë flakën, më pas përdor telefonin e të ndjerit dhe dërgon sms babait dhe bashkëshortes së të ndjerit, duke ju shkruar në sms se i ka marr të hollat dhe është nisur për në Gjilan për ta takuar një person.
Seanca e shpalljes së aktgjykimit mbahet në Gjykatën Themelore në Ferizaj, kati I salla nr. 2.