Të mërkurën u publikuan pagat për secilën lojtare në periudhën 2012-2015, të ish kampiones së Kosovës në hendboll (femrat), Kastrioti nga Ferizaj, ndërsa sot edhe operimet për shtatë hendbolliste sa ka qenë president i klubit Ahmet Hysenaj Petrova.
Ai ka qenë president në periudhën 2007-2016! Lista e operimeve u sigurua nga udhëheqësi i financave të KHF Kastrioti të asaj kohe, Blerim Maksuti, për periudhën 2007-2016 dhe sipas tij, të gjitha shpenzimet janë hequr nga xhepi personal i Ahmet Petrovës.
Ai ka thënë se të gjitha i kanë të faktuar me letra ashtu si e do rendi dhe protokolli i një klubit të organizuar siç ishte në kohën e Petrovës, që kishte arritur suksese të mëdha, tre tituj dhe tre Kupa rresht të Kosovës.
Siç thonë, Shqipe Tahiri e ka pasur në rrezik karrierën sportive, pasi që edhe specialisti slloven kishte thënë atëkohë, kjo vajzë rrezikon që mos të mundet as të ecë, por fatmirësisht ajo jo vetëm që u ngritë në këmbë por edhe është kthyer fuqishëm në fushën e lojës. Jo vetëm kaq, paralajmërohet të zbardhen dhe shumëçka tjetër!
Lista e operimeve
Ja lista e operimeve që u sigurua nga Blerim Maksuti, shifra e operimit për secilën lojtare!
Lirie Muhaxheri – RE-Medika Shkup 19.90 €
19.01.2008: 895.60 euro
Totali 915.50 €
Shqipe Tahiri – Acibademsistina Shkup 20.11.2010: 27.73 euro
Acibademsistina Shkup 04.11.2010: 24.47 euro
Acibademsistina Shkup 20.11.2010: 34.58 euro
Acibademsistina Shkup 20.11.2010: 187.60 euro
Re-Medika Shkup 20.12.2010: 2,686.00 euro
Re-Medika Shkup 05.04.2011: 313.46 euro
Spitali i përgjithshëm Shkup 27.05.2011: 2,910.00 euro
TOTALI 6,183.84 €
Veselinka Trenovska – Acibademsistina 24.05.2013: 2,253.00 euro
TOTALI 2,253.00 euro
Edona Jonuzi – Hospital Kavaja 10 27.12.2013: 2,000.00 euro
TOTALI 2,000.00 €
Vahide Gashi – Layo SHPK 25.03.2016: 500.00 euro
TOTALI 500.00 €
Blerina Haxha – Layo SHPK 25.03.2016: 500.00 euro
TOTALI 500.00 euro
Shpresa Fazlija – Acibademsistina 04.03.2013: 200.65 euro
Pzu Primaterapi 12.04.2013: 110.11 euro
Aloka 04.11.2014: 100.00 euro
TOTALI 410.76 €
Totali i Pagesave 12,763.10 euro