Demolohet çerdhja në fshatin Greme ende pa u përuruar (VIDEO)
Redaksia
Ferizaj24
8 Mars 2021
1 min lexim
142 vizita
Çerdhja ende e pa përuruar në fshatin Greme të Ferizajt, është shkatërruar të hënën.
Të gjitha orenditë, dyert, shtretërit e fëmijëve e edhe radiatorët e këtij institucioni arsimor janë demoluar, por kryesit e kësaj vepre ende nuk janë gjetur.
Megjithatë, me ta po merret policia të cilët u njoftuan nga komuna e Ferizaj që menaxhon me këtë objekt.
Albin Sherifi shef i kabinetit të kryetarit, Agim Aliu, tha se ky është një veprim vandal dhe i papranueshëm, derisa u shpreh që presin organet e rendit të gjejnë fajtorët.
Çerdhja e Gremës është gati për funksionalizim që 1 vjet, por nga komuna thonë se shkak që fëmijët ende nuk i’a bënë sefte këtu është që Ministria e Arsimit e ajo e Financave nuk e lejon shtimin e personelit arsimor.
Megjithatë premtojnë që ky problem do të rregullohet shpejt e çerdhen do ta gëzojnë fëmijët.
Detajet
Publikuar
8 Mars 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
142
Fjalë
166