Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Enver Xhoklin, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Grac të Austrisë, pas shpërthimit me bombol të gazit në kafiterin “Steak House” në Ferizaj .Zemaj pasi ka falënderuar shtetin austriak për ndihmesë e dhënë në shërimin e tij, ka thënë se sot është ditë gëzimi duke besuar që Xhokli t’i kthehet normalitetit dhe jetës së tij.“Ne pritën Enverin njërin nga të aksidentuarin qe ndodhi para ca kohësh në Ferizaj. Dëshiroj të falënderojmë shtetin mik Austrinë, ambasadorin konkretisht i cili me gjithë angazhimin edhe human por edhe profesional, janë angazhuar që në mënyrë të shpejtë të mundshme që dy bashkqytetarë tanë të shërohen e të kthehen tek familjet e tyre.
Sot është një ditë gëzimi, besoj qe Enveri do t’i kthehet aktiviteteve të tija dhe familjes si më parë. Faleminderit të gjithëve për angazhimin mbi të gjitha profesionistëve tanë, që me intervenimin e tyre kanë bërë të mundur që Enveri të kthehet”, tha Zemaj.Ai po ashtu përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Trajtimi i tij është bërë po ashtu në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë dhe përkrahjen e Kancelarit austriak, z. Sebastian Kurz.“Shpreh falënderim të thellë për të gjithë kontribuesit për trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit tanë, udhëheqësit e Austrisë dhe Turqisë, ambasadorët Pllana dhe Dugolli si dhe familjet e të lënduarve për mirëkuptim dhe bashkëpunim”, tha Zemaj.