1399933794 Visegrad support for Serbia Kosovo dialogue 560x416 - Dialogu Prishtinë-Beograd nuk mund të vazhdojë pafundësisht

Njohësit e rrethanave politike në vend kanë bërë me dije se Kosova dhe Serbia nuk mund të negociojnë pa kufi për procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes tyre.

Ata kanë kërkuar që të caktohen afatet kohore brenda të cilëve do të diskutohen për fazën finale të këtij procesi.

Vigan Qorrolli dhe Ramush Tahiri, ndonëse kanë shprehur mendime të ndryshme se kur mund të arrihet traktati i paqes në mes të dy shteteve, kanë deklaruar për gazetën “Epoka e re” se marrëveshjet që nënshkruhen në këtë proces duhet të zbatohen nga palët në përpikëri.

“Së pari, dialogu Prishtinë – Beograd nuk mund të vazhdojë pafundësisht, pra duhet të ketë një pajtim paraprak për prioritete dhe afate, gjë që me këtë format aktual nuk i ka asnjërën. Afatizimi i dialogut është çelësi i suksesit të tij”, ka thënë Qorrolli.


www.foxshop-ks.com