Rrahje mes dy personave në Ferizaj, policia arreston njërin tjetri në arrati
Redaksia
Ferizaj24
19 Qershor 2018
1 min lexim
123 vizita
Një rrahje mes dy personave ka ndodhur në qytetin e Ferizajt.
Sipas policisë deri te rrahja mes tyre ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje që kishin pasur më herët.
“Njësia policore ka arritur të arrestojë njërin nga të dyshuarit dhe nga ai ka konfiskuar një revole me pesë fishekë. I dyshuari pas tretmanit mjekësor, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. I dyshuari tjetër gjendet në arrati”, njofton policia. /Ferizaj24
Detajet
Publikuar
19 Qershor 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
123
Fjalë
81