Muzika është për të gjithë, përfshirë edhe ata që për një arsye ose tjetër nuk e shijojnë lirinë.
Kjo ka bërë që tre reperët e njohur të estradës: DJ blunt, Real 1 dhe Nushi, të solidarizohen me të burgosurit në burgun e Smrekonicës në Vushtrri.
Treshja në fjalë kanë mbajtur një koncert atje, për t’iu dhuruar kështu një performancë live personave që nuk i shijojnë dot interpretimet e tilla jashtë burgut.

Blunt, Real 1 dhe Nushi vizituan të burgosurit e Smrekonicës në Vushtrri (Foto: Instagram)
Në disa fotografi të shpërndara në rrjetet sociale, Blunt dhe Real 1 (të njohur tashmë si ShaolinGang), shihen bashkë me reperin Nushi, teksa së bashku fotografohen me të burgosurit e Smrekonicës në Vushtrri.
Këtë iniciativë, ata e kanë nisur në shenjë solidarizimi për t’iu ofruar muzikë të rinjve që vuajnë dënim.

Reperi Nushi pozon me një nga fansat që vuan dënimin në burgun e Smrekonicës në Vushtrri (Foto: Instagram)
Ky gjest i tyre është përshëndetur nga fansat e shumtë, të cilët i kanë përgëzuar për iniciativën.
Përndryshe, të tre artistët këtë vit kanë qenë shumë aktiv në muzikë me prurje të reja. /Telegrafi/