Tani pothuajse çdo spital rajonal i Kosovës ka përfituar donacione nga fondacioni Golden Eagle si ndihmë në luftën kundër pandemisë COVID-19. Stafi mjekësor i spitalit të Ferizajt të marten ka pranuar pajisje mbrojtëse për punëtoret shëndetësor. Punëtorëve shëndetësor të spitalit të Ferizajt, përmes këtij donacioni iu dhuruan pakot me pajisje mbrojtëse. Pako përmban: – Maska mbrojtëse – Maska plastike – Rroba antibakteriale – Dezinfektues – 600 njësi lëngje frutash “Relax 100%” Fondacioni Golden Eagle, ditëve në vijim do vazhdoj të shpërndaj donacione edhe në spitalet e tjera të mbetura në Kosovë.