WP 7 560x380 - Prokuroria ngrit 26 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa përcaktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona
të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të
dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për
caktimin e paraburgimit për një (1) person. Po ashtu ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të
dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) person për vepra të ndryshme penale. Me urdhër
të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13)
personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për
kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për
caktimin e paraburgimi të një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për
veprën penale “Pengim i personit zyrtar”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit
kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj dy (2) personave për veprën e njëjtë penale.


www.foxshop-ks.com