Këngëtarja Dua Lipa është shumë aktive me projekte të reja në muzikës.
Së fundmi, ajo publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me Andrea Bocellin, baladën e titulluar “If Only”, e cila u prit shumë mirë nga fansat.
[embedded content]
Ndërkohë, para saj, ajo solli edhe një bashkëpunim tjetër me BlackPink, të titulluar “Kiss and make up”.
[embedded content]
Përveç projekteve muzikore, Dua po vazhdon suksesshëm e turneun e saj të koncerteve.
Së fundmi, ajo së bashku me të dashurin e saj, Isaac Carew, kanë bërë një vizitë në Indi, ku duket se ia kanë kaluar mirë bashkë.
![Dua vazhdon të shijojë pushimet në Indi, ndan me fansat imazhet e ëmbla me të dashurin në rrjetet sociale dua vazhdon te shijoje pushimet ne indi ndan me fansat imazhet e embla me te dashurin ne rrjetet sociale - Dua vazhdon të shijojë pushimet në Indi, ndan me fansat imazhet e ëmbla me të dashurin në rrjetet sociale](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/dua-vazhdon-te-shijoje-pushimet-ne-indi-ndan-me-fansat-imazhet-e-embla-me-te-dashurin-ne-rrjetet-sociale.jpg)
Dua Lipa (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)
Këngëtarja Lipa publikoi së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft e lumtur në krahët e të dashurit.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve i kanë komplimentuar dyshen për harmoninë në çift. /Telegrafi/