Reperi i njohur Capital T, javën e kaluar prezantoi për fansat projektin e tij më të ri muzikor me titull “Bomba”.
Kjo këngë është pritur shumë mirë nga fansat, teksa vëmendje të madhe ka marrë edhe klipi.
[embedded content]
Shpesh, fansat shprehin interesim për xhirimet e klipit, duke dashur të dinë se çfarë ndodh në xhirime.
Për t’ua plotësuar këtë dëshirë, Capital T publikoi një video në YouTube, e cila tregon prapaskenat e klipit “Bomba”.
[embedded content]
Nga pamjet vërehet se ai dhe stafi ia kalojnë mjaft mirë gjatë xhirimeve, duke e marrë punën me qetësi dhe kompromis.
Përndryshe, Kapo muajve të fundit është çdo herë e më shumë pranë fansave, duke publikuar video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.
Ai është duke u promovuar më shumë si bloger për fansat në rrjetet sociale, duke u treguar atyre detaje nga përditshmëria e tij. /Telegrafi/