e shpejte e shijshme dhe kremoze makarona me djathe te pergatitur veten ne nje ene 560x416 - E shpejtë, e shijshme dhe kremoze: Makarona me djathë të përgatitur vetën në një enë

Një pjatë që të mban të ngopur deri në vaktin e radhës dhe mjaft e shëndetshme.

Përbërësit:

– 800 ml qumësht,
– 400 g makarona,
– 220 g djathë të integruar,
– 85 g djathë mozzarella,
– 55 g djathë të yndyrshëm,
– 2 lugë gjalpë,
– pak kripë,
– pak piper,
– pak arra muskati.

e shpejte e shijshme dhe kremoze makarona me djathe te pergatitur veten ne nje ene - E shpejtë, e shijshme dhe kremoze: Makarona me djathë të përgatitur vetën në një enë

Përgatitja:

1. Qitni në tenxhere qumështin, shtoni makaronat dhe zieni në temperaturë mesatare, duke i përzier vazhdimisht derisa makaronat të zbuten që do t’ju nevojiten rreth 5 deri në 6 minuta.

2. Kur makaronat të zbuten, ndërkaq qumështi të dendësohet, hiqeni tenxheren nga shporeti, shtoni djathin e yndyrshëm, mozzarellën, djathin e integruar dhe gjalpin si edhe erëzat.

3. Përzieni derisa djathi të shkrihet.

4. Shërbeni të ngrohta me sallatë sezoni.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.


www.foxshop-ks.com