meghan marklet i ndalohet me te udhetoj me aeroplan 22 persona do te kujdesen per te gjate procesit te lindjes 560x416 - Meghan Marklet i ndalohet më të udhëtoj me aeroplan, 22 persona do të kujdesen për të gjatë procesit të lindjes

Megan Markle dhe Princi Harry kohët e fundit kanë ndarë lajmin me publikun se do të bëhen prindër.

Një anëtar i ri i familjes mbretërore pritet të vjen në pranverë, por ish-aktoren e presin muaj shumë të rëndë sepse do të duhet t’i përmbahet rregullave mbretërore të shtatzënisë.

Kështu që Meghanit i është dashur një leje speciale për turneun e saj zyrtar në Australi me Harryn, por vetëm pas javës së 12-të të shtatzënisë, kur ultrazëri konfirmoi se fëmija ishte në rregull.

meghan marklet i ndalohet me te udhetoj me aeroplan 22 persona do te kujdesen per te gjate procesit te lindjes - Meghan Marklet i ndalohet më të udhëtoj me aeroplan, 22 persona do të kujdesen për të gjatë procesit të lindjes

<Harry dhe Markle (Getty Images)

Siç raporton Daily Star, Dukesha detyrohet të mos udhëtoj më dhe të marr një pushim, që do të thotë se nuk do të jetë në gjendje ta vizitoj nënën që jeton në Shtetet e Bashkuara.

Rregullat Mbretërore të Shtatzënisë kërkojnë që gjinia e fëmijës nuk duhet të bëhet i ditur deri në lindje dhe nuk duhet të marrë dhurata nga populli pasi që ana financiare e tij do të jetë shumë e mirë.

Një detyrë e veçantë për Harryn dhe Meghanin është përzgjedhja e emrit për fëmijën, pasi protokolli kërkon që trashëgimtari mbretëror të ketë tre deri katër emra.

meghan marklet i ndalohet me te udhetoj me aeroplan 22 persona do te kujdesen per te gjate procesit te lindjes 1 - Meghan Marklet i ndalohet më të udhëtoj me aeroplan, 22 persona do të kujdesen për të gjatë procesit të lindjes

Harry dhe Markle (Getty Images)

Meghan do të ndihmohet gjatë lindjes nga tre mami, dy obstetrit, tre anesteziologë, katër kirurgë dhe dy asistentë, katër pediatër,  një teknik laborator për testin e gjakut dhe tre menaxher.

Të gjitha këto rregulla janë aplikuar edhe tek Kate Middlton, e cila lindi tre fëmijë.

Përveç të gjitha këtyre rregullave, personi i parë që duhet të dijë se ka filluar procesi i lindjes gjithmonë është Mbretëresha Elizabeth II-të. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com